Kompania

Home » Kompania

Aperto sh.p.k u krijua në maj të vitit 1996 e cila e nisi aktivitetin fillimisht në qytetin e Lacit. Në vitin 2002 kompania u spostua me qender ne qytetin e Lezhës, kështu ajo filloi të operonte në gjithë veriun e Shqipërisë.  Më pas në 2016 u hap një filial i rëndësishëm në Tiranë, duke e zgjeruar më tej aktivitetin e kompanisë.

Sot, Aperto sh.p.k ofron një gamë të gjerë produktesh për hidrosanitare, sistem ngrohje-ftohje, panele solare etj.   Duke respektuar shijet e klientëve Aperto sh.p.k siguron për ju përvec cilësisë së produktit, gjithashtu sjell edhe stilet më bashkëkohore për t`iu përshtatur kërkesave dhe porosive tuaja.

Me Aperto do të keni garancinë që kërkoni dhe përkushtimin tonë për të dhënë më të mirën për ju.

20171004_165616
Aperto - Showroom

Aperto sh.p.k me një përvojë disavjecare ne treg ofron për ju zgjidhje nga një gamë të gjerë pajisjesh hidrosanitare, pllaka, lavamanë, materiale hidraulike, sisteme të ngrohjes dhe ftohjes.

Gjithashtu disponojmë tuba rekorderi, panele solare dhe sisteme ngrohje ftoje ne dysheme. Tek ne do të gjeni aksesorë të ndryshëm për banjo të cilat do t`ju ndihmojnë t`i jepni zgjidhje problemve tuaja.

Duke bashkëpunuar me ne, ju sigurojmë se do të mbeteni të kënaqur duke ju ofruar shërbim cilësor për cdo kërkesë tuajën.

Tek Aperto shpk do te gjeni markat e mirenjohura si: Valsir, Valtemo, Fondital, Fornara etj.

Partnerët Tanë